Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Fotot: Rama me 250 mijë euro pas krahëve, Meta bëhet për cigare

$
0
0

Kohët e fundit jemi mësuar që nga aleatët qeverisës Rama-Meta ndryshe të dëgjojmë të shprehen në publik dhe ndryshe të ndodhë.

Për shembull ata këmbëngulën për muaj të tërë se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, ndërkohë që pak ditë më parë ministri i Drejtësisë Nasip Naço ia la vendin e tij Ylli Manjanit.

Edhe sot ata u shprehën pas takimit të radhës se aleanca është solide dhe pa probleme.

Por disa detaje interesante tregojnë të kundërtën.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili tymos shumë rrallë duhan, sipas atyre që e njohin, sot u fotografua pas takimit teksa nxirrte tymin e fundit disi fshehurazi përpara afrimit te gazetarët.

Ndërkohë, pas krahëve të kryeministrit Edi Rama, dalloheshin plot 250 mijë euro pasuri teksa ai fliste.

Në fakt, aq është vlera e dy Mercedesave luksozë S-Class që dalloheshin pas krahëve të shefit të ekzekutivit kur ai po prononcohej.

rama2 rama1 rama meta1 meta


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143