Kjo frazë po qarkullon prej orësh në Europë, ndërsa u përforcua nga presidenti francez, Francois Hollande, që tha se sulmet terroriste në Paris janë një akt lufte.
Ndërkohë që këmbanat e luftës po bien, ka thirrje që Europa të tregohet e matur, pasi kjo nuk është një betejë që fitohet vetëm me bomba.
Një prej këtyre mediave është edhe revista Spiegel, e cila në kohën kur Edi Rama i kërkoi Europës që të afrojë Shqipërinë për shkak se nëse nuk ka një perspektivë europiane, vendi rrezikohet nga radikalizmi islamik, e vlerësoi deklaratën.
Së bashku me “The Guardian”, si dy nga mediat më të mëdha në Europë dhe me ndikim në Europë, ata e vlerësuan deklaratën e Ramës si një thirrje të nevojshme në një kohë të vështirë.
Por ndërsa në Shqipëri Rama u kritikua pasi po e shkarkon përgjegjësinë nga vetja, pasi nuk po e dërgon Shqipërinë në Europë me reforma, por me kërcënime, mos është momenti që t’i japim të drejtë?
Era e luftës në Europë është edhe një thirrje për një strategji të zgjuar për të qenë më të bashkuar.
BBC, në një nga shkrimet më të lexuara sot, thekson se rrjetet sociale u solidarizuan si një zë i vetëm kundër këtyre sulmeve.
Edhe në rrjetin shqiptar e kupton lehtë revoltën e shqiptarëve kundër këtyre akteve burracake.
Por nëse qeverisja e Edi Ramës mund të ketë shumë hapësirë për kritika e interpretime, a mos është momenti që vetë Europa të bëjë një plan se si të jemi më të bashkuar, më të integruar dhe më pranë.
Sidomos tani në kohë lufte!