Ambasadori francez në Tiranë, në një deklaratë për mediet, tha se vendi i tij është në luftë me ISIS.
“Por kur ne sulmohemi, ne nuk mposhtemi”,- tha diplomati Bernard Fitousi.
“Franca është në zi, franca është në luftë. Koha është në zi dhe në dhimbje. Franca e lirive, e drejtësisë dhe e vlerave të përbashkëta. Ne kur sulmohemi, ne nuk mposhtemi.
Franca nuk ka patur asnjëherë frikë. Presidenti e deklaroi shumë qartë që kriminelët dhe ndihmësit e tyre janë të humbur, tashmë do të përndiqen. Franca nuk mund të terrorizohet”,- deklaroi ambasadori ambasadori Fitousi.
Ndërkohë, të hënën pasdite, në Sheshin Skënderbej do t’i bëhet homazh viktimave të sulmeve terroriste në Paris.