Te dashur miq, ne sfondin e akteve te shemtuara terroriste ne Paris, Edi Rama dhe Sajmir Shullazi perhapin panik me lajme te lidhura direkt me personat e tyre. Keshtu, Edi Rama u evokua me urgjence nga Garda nga sarajet e tij ne Surrel, pasi radaret e tij moren helikopteret e Ushtrise per dronet e nisura nga armiku Ballist Morina. Madje “sugari” i Rames, njoftoi popullaten se batalioni i Gardes vuri ne shenjestren e zjarrit helikopteret e Ushtrise, duke i derguar keshtu nje mesazh te forte Ballistit ne qeli, se po guxove te me nisesh drone mbi saraje une kam radare dhe ato do te asgjesohen menjehere nga Garda.
Te nesermen e njoftimit per dronet qe tmerruan Ramen, Sajmir Shullazi njoftoi mediat se edhe ai eshte kercenuar dhe se ka marre ne mesazh kercenues, por kesaj here jo si kercenimet e tjera, nga organizatat mafioze me te cilat ndan trofete e krimit, por nga terrorizmi nderkombetar te firmosur nga Brigadat e Kuqe, te cilat kesaj radhe jane edhe me Allahu ekber, pra nga terroriste islamik por me draper e çekan.
Natyrisht rreziku i akteve te terrorizmit nga ISIS ne Shqiperi eshte real. Por te marresh helikopteret e Ushtrise per drone te armik Morines dhe te shpikesh Brigada te Kuqe me Allahu ekber, do te thote se ose po vdes nga frika ne lekuren tende os perhap panik per te mbijetuar pasi ke marre fund politikisht.