Këngëtarja e angazhuar në Partinë Demokratike mësohet se është tërhequr përfundimisht nga gara për kreun e Forumit Rinor.
Greta Koçi, thuhet se është zhgënjyer nga votimi i të rinjve vlonjatë, të cilët e renditën të fundit në listën me 6 kandidatë.
Vetëm 17 vota mori këngëtarja, e cila me sa duket, nuk u nihmua nga fakti i të qenit personazh mediatik, për të fituar zemrat vlonjate.
Në votimet e ardhshme që do të mbahen mes të rinjve të Kavajës, mbeten në garë: Belind Këlliçi, Ervin Salianji, Enri Ceno, Oriela Nebijaj dhe Lisandër Hoxha.