Kuvendi miratoi pas një seance maratonë ligjin për arsimin e lartë.
Seanca u shoqërua nga debate të forta, ndërsa ra në sy sidomos momenti kur ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u ul pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, që ishte debatuesi më i fortë i opozitës.
Ndërkohë ky set me foto nga LSA tregon disa momente nga seanca.
Kuvendi miratoi projektligjin e arsimit të lartë me 78 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ndërkohë, opozita braktisi votimin në shenjë proteste për atë që e cilësoi si “pazarin me universitetet”.
Por ikja e demokrateve u shoqërua me një defekt të votimit elektronik, gjë që detyroi votimin me kartonë.