Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Beqaj padit Bashën: Kryeshpifësi të provojë qoftë dhe 1 lekë vjedhje

$
0
0

Ilir-Beqaj-700x539Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, ka njoftuar sot se do ta padisë kreun e demokratëve për shpifje. Në një deklaratë për mediat, Beqaj thotë se, nëse Lulëzim Basha do të faktojë jo 31 milionë euro, po edhe 31 mijë lekë vjedhje në adresën të tij, ai do të tërhiqet nga aktiviteti publik

Deklarata e plotë e Ilir Beqajt:

Sot kam vendosur të çoj në gjyq kryeshpifësin në detyrë të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha.

Është koha që Lulëzim Basha të provojë përpara gjykatës se shpifjet e tij ndaj meje, nuk janë shpifje, po denoncime të bazuara në fakte dhe prova.

Vërej me trishtim se për Lulëzim Bashën, milionat e miliardat janë fjalë goje, dhe kjo, ndoshta vjen për faktin se ai ende nuk ka provuar përpara drejtësisë së nuk ka grabitur pjesën e tij të milionave nga thesi i korrupsionit me Rrugën Durrës-Kukës.

E siguroj opinion publik se përballjes me drejtësinë në gjyqin me kryeshpifësin e Partisë Demokratike, unë nuk do t’i shmangem duke paraqitur raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit siç bëri Lulëzim Basha.

Përkundrazi, nëse Lulëzim Basha do të faktojë jo 31 milionë Euro, po edhe 31 mijë lekë vjedhje në adresën time, unë do të tërhiqem nga aktiviteti publik, dhe do të shkoj përpara drejtësisë.

Por në të kundërt, Lulëzim Basha do të duhet të përballet me ndëshkimin e merituar moral e civil, sepse sa për ndëshkimin politik, atë ai do ta marrë me siguri nga populli në zgjedhjet e ardhshme, nësoj siç e mori në referendumin e tij qesharak të 21 qershorit të shkuar.

 

 

 

 

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143