Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Terrorizmi, Bushati: Asnjë kërcënim konkret ndaj Shqipërisë

$
0
0

1447969987topstoryMinistri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi nga studio e “Top Story”-t këtë të enjte se, nuk ka një kërcënim terrorist konkret për Shqipërinë dhe se masat e sigurisë janë përforcuar për të shmangur çdo të papritur.

“Masat konkrete janë marrë në Shqipëri. Nuk ka një alarm konkret për Shqipërinë dhe puna jonë gjatë gjithë kësaj periudhë e fokusuar në dy fronte, përmirësimin e funksionimit të agjencive ligjzbatuese dhe sa i përket ekstremizmit të dhunshëm ka një bashkëpunim me partnerët që kanë investuar për vite me radhë në rajon dhe pjesë e dytë është puna e institucioneve shtetërore me institucionet e kultit, kryesisht me komunitetin mysliman”,- tha Bushati.

Kryediplomati shqiptar deklaroi se organet ligjzbatuese shqiptare zhvillojnë operacione të vazhdueshme në terren duke mbajtur në vëzhgim elementët e dyshimtë dhe me prirje radikale.

“Sot ka operacione në terren të vazhdueshme dhe që nuk janë të nxitura nga aktet e fundit, por është punë e vazhdueshme, por ka edhe punë edukative me komunitetin fetar. Kemi rënë dakort me partnerët tanë ndërkombëtarë për të krijuar në Shqipëri një qendër rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm”,- deklaroi Bushati./Top Channel/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143