Ai e priti trupën e gazetarëve në një mëngjes në shtëpinë e tij në Lezhë. Një shtëpi trekatëshe e cila mu në sallonin e pritjes ka edhe këndin e Eduardit me tavolinën dhe kompjuterin.
Ndocaj thotë se çdo mëngjes ai lexon gazetën. Eduardi është babai 3 fëmijëve, dy vajza dhe një djalë.
Në një nga momentet ai bashkëbisedon me bashkëshorten që jeton në Itali në qytetin e Milanos. Më pas ai tregon edhe për peripecitë që ka kaluar gjatë jetës në emigrim.
Eduardi thotë se, ka pasion edhe pikturën dhe thotë se në 8-vjeçare ai ka ndjekur edhe një kurs pikture. Ai rrëfen se “Mercedesi” i tij është përdorur në filmin “The Goodfather” (Kumbari) dhe në serialin Italian me personazh Gabriel Garkon “Rispeto e Onore”.
Ndocaj rrëfen se, “Makinën ia bleva një plaku në Romë. Kur ma shiti filloi të qante”.
Më tej ai shprehet se: “Kam disa makina të llojit të fundit por më pëlqen ky Mercedes. Më pëlqen të blej makinën e Al Kapones, por atë e ka një italian që është në Amerikë dhe vështirë se mund të realizohet”.
Duke folur për punë, deputeti Ndocaj thotë se, “të jesh deputet është një detyrë e vështirë sepse përballë ke qytetarët në nevojë, ndërsa nga ana tjetër janë institucionet që a nuk duan, a nuk dinë dhe kjo është shumë e vështirë. Shpresoj që pas asaj dere të dal faqebardhë dhe unë kam treguar që mundem”.
Ndocaj rrëfen edhe largimin nga Shqipëri. “Në 92-shin, ishte dimër kur u largova nga shtëpia. Ishim një familje e varfër dhe e persekutuar. Jemi rrit me vështirës të mëdha ishim 8 fëmijë. Sa shkova në Greqi punova në ndërtim dhe frutikulturë. Ndërtimi ishte një zanat që më pëlqente. Kam pas gjithmonë kënaqësi që të kënaq të tjerët.
Kur pashë se ato që më jepeshin punë nuk ishin më të aftë se unë e kuptova që mund të shkoja më lart. Ndërmarrja ime është një nga 16 më të suksesshmet e 10 viteve të fundit në Shqipëri. Kriza në Itali më dha pak kohë që të merrem me politikë në Shqipëri”- vijon më tej ai.
Por a e ka “blerë” mandatin e tij si deputet Eduard Ndocaj? “Investimet e mia në PS janë keqkuptuar nga gazetarët. Unë nuk kam bërë asnjë dhuratë asnjë individi. Unë besoja se PS kishte nevojë për një emigrant”- shprehet ai.
Ndocaj mundohet të tregohet politikan kur shprehet se “unë kam akoma shpresë se Rama do ti mbajë premtimet për Lezhën dhe do arrijë të plotësojë kushtin që Lezha të mos përmbytet më”.