Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, kanë qenë së bashku këtë të enjte në Stamboll, ku morrin pjesë në samitin e Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë.
Në këtë aktivitet pati një fjalë përshëndetëse kreu i qeverisë ndërsa kryeparlamentari u pa i ulur në sallë.
Në pamjet e shpërndara nga zyra e shtypit e kryeministrit, vihet re se Rama dhe Meta nuk janë në asnjë moment në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Publikisht ata thanë se i kanë kaluar përplasjet që sollën ndryshime në qeveri. Nuk dihet ende se çfarë mund të kenë biseduar kreret e maxhorancës larg zhurmës së Tiranës.