A po afron një stinë e acart në politikë dhe sidomos në ekonominë shqiptare?
Ky është një parashikim që bën drejtori i Mapo, Artur Zheji në një editorial.
Sipas tij, koha për refleksion po shteret.
“Strategjia e deritashme për të faturuar mosrealizimet e sotme tek qeverisja e djeshme, e kryen ciklin e tyre. Strategjia tjetër, që mundohet të krijojë perceptimin publik se fajin për mosngritjen në këmbë të ekonomisë shqiptare e kanë rrethanat apo të “Tjerët”, është një strategji retorike dhe që nuk zgjidh dot gjë. Edhe sikur t’i drejtohesh zgjedhësit, e pra zgjedhjeve të reja, për të zgjidhur në mënyrë mediatiko-retorike se kush është fajtori dhe se kush është i pafajshëm,” shkruan Zheji.
“Radikalizimi politik, nuk e largon, por e afron katastrofën ekonomike, të tipit grek përshembull,” thekson Zheji.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë: