Ky ishte një shqetësim që u ngrit në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, kur u vu re se shumë nga flamujt shqiptarë në qarkullim ishin të printuar gabim.
Shqiponja nuk e kishte gjuhën dhe kjo nxiti zemërim në rrjetet sociale.
Sërish këto flamuj, që u etiketuan si ‘flamujt kinezë’ janë në qarkullim.
Madje edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, e kanë pritur në Kinë me flamuj të tillë.
Kjo ka rënë në sy të komentuesve të Ramës në FB.