Prefekti i Kukësit, Hasit dhe Tropojës, Liman Morina, përfaqësues i forcës politike Partia Socialiste, ka bërë një skandal gjatë ditës së sotme, duke politizuar institucionin shetëtëror që drejton dhe duke ndërhyrë në punët e brendshme të një partie politike, pjesë e së cilës ai nuk është.
Në faqen e tij në Facebook Prefekti uron: “Pershendetje miq e dashamireste Kukesit Hasit dhe Tropojes. Gezuar festen tone,festen e kombit tone. Rrofte Shqiperia. Rrofte flamluri yne rrofte kombi yne”.
Por më pas në mënyrë tejet të habitshme hidhet në një përkrahje absurde politike: “ P.S. Nsr sic e lam, ata qe jane antarsu te PD te votojne Belindin. Rrespekte L.M.”.
Por vetë Këlliçi ka raguar ndaj një gjëje të tillë duke shkruar në Fb e tij se “e kam detyrë të shkruaj dy rreshta për një karagjozllëk që pashë se është shpërndarë në rrjetet online. Prefekti i Kuksit, një socialist, duke uruar pavarsinë, na i paskësh bërë thirrje demokratëve që të më votojnë mua! Mjafton të lexoni statusin e të shihni atë faqe, për të kuptuar se ai që e administron, vështirë të dijë shkrim e këndim. Ajo që dua t’ju komunikoj është të mos bini preh e diversioneve dhe provokimeve kaq banale, të trasha, e pa fantazi.”