Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Video anti-shqiptare, PDIU: Ideologji naziste, MPJ ta ngrejë çështjen në NATO

$
0
0

videoPas një videoje të publikuar në rrjetet sociale në internet që tregon fyerje dhe sharje nga ushtarët grek ndaj Shqipërisë dhe Turqisë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dënuar përsëritjen e thirrjeve raciste e ksenofobe në ushtrinë greke, duke i cilësuar ato se ngjasojnë me ideologjinë naziste.

“Videoja që qarkullon në media, rrëfen se ky është akt i organizuar i oficerëve grekë dhe jo veprime të veçuara. Ministria e Jashtme duhet të kërkojë dënimin e këtyre sjelljeve të institucionalizuara të ushtrisë greke dhe të ngrejë çështjen në strukturat e NATO-s, si një çështje që cenon virtytet dhe misionin e aleancës”,-thuhet në reagimin e PDIU-së.

Materiali filmik është publikuar më 8 korrik të 2014-s, në profilin e “Facebook”-ut “Αδάμ Κωνσταντινίδης”.

Ndërsa mediat kosovare shkruajnë se në një bisedë ekskluzive në “Arbëria News”, një qytetar shqiptar M.DH., i cili është duke kryer detyrimin ushtarak në Greqi për të marrë pasaportën greke, tregon se ishte i detyruar të këndonte këngë me tekst kundër bashkëkombësve dhe vendit të tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143