“Jo rrallë më pyesin: Si mund të mos e festosh ti këtë ditë, kur yt atë ka qenë partizan dhe ka luftuar për këtë ditë? Im atë ka qenë partizan dhe ka luftuar për çlirimin e Shqipërisë dhe jo për 29 Nëntorin. Për këtë unë e respektoj edhe më shumë. Ai, dhe mijëra të tjerë si ai që dolën në mal dhe luftuan me ndershmëri kundër pushtuesit nuk ëndërronin as pasuri, as ofiqe, as luftë klasash, as regjimin e terrorit që vuri Enver Hoxha. Ata ëndërronin një Shqipëri të lirë nga pushtuesit dhe demokratike, një Shqipëri të begatshme për të gjithë. Këtë ëndërr ata kujtuan se e realizuan në 28 Nëntor 1944. Por ëndrra u vodh dhe u përdhos nga Enver Hoxha dhe klani rreth tij”.
Kështu shkruan publicisti Arben Kallamata në një koment të publikuar sot nga Mapo.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë: