Ish-deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka dalë sot në protestë në mbështetje të Albin Kurtit.
“Kunder atyre qe thone se nuk marrin mesime nga Shqiperia. Kosova eshte e te gjithe shqiptarve, lufta ishte e te gjithe shqiptarve ndaj sot kurrkush nuk thote dot se kjo eshte thjesht puna jone dhe te nxise mentalitete ndasie e urrejtje mes nesh. Burgu politik eshte koncept i tejkaluar ne politiken e sotme moderne. Dialogu duhet te jete qasja e re e politikes moderne shqiptare”, – shkruante politikania në Facebook.
Ajo ka qenë në shoqërinë e bashkëshortit të saj Enkel Demi.
Është hera e parë pas divorcit me PD-në që Doda del në publik në mbështetje të një akuze nacionaliste, që është përkrahur edhe nga PDIU-ja, me të cilën Doda e pranoi se ka mjaft afinitet gjatë një interviste televizive të kohëve të fundit.