Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njoftonte sot në rrjetet sociale: “Nisëm zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit. Ende pa pushuar 1 orë nga fundjava, ekipet tona kanë nisur nga puna për të zbukuruar qytetitn, të bindur se e bukura dhe puna i mundin shëmtinë dhe llogjet!’.
Sot në gazetën Mapo, një karikaturë e mjeshtrit Bujar Kapexhiu, ironizonte me Velinë, për faktin se ai kishte propaganduar së tepërmi pastrimin e pusetave, gjë që fundja është detyrë e çdo bashkie.
Velija ka përfunduar shpesh mes kritikash, edhe në raste, si reklamimi i tepruar i vendosjes së WC-ve nëpër kopeshte apo çerdhe.
Tani vjen një album fotografik në rrjetet sociale vetëm për procesin e zbukurimit të pemëve në prag festash, a thua se vetë ndriçimi i tyre nuk mjafton si reklamë mëse e dukshme.