Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Sherr mes Berishës dhe Tahirit: Do e paguaj sypeshkaqenin

$
0
0

berisha tahiri

Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur këtë të enjte shtyrjen e votimit të pr.ligjit për turizmin.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta njoftoi marrjen e këtij vendimi, në formë unanime nga anëtarët e Konferencës.

Meta deklaroi se votimi është shtyrë për ditën e hënë, në mënyrë që t’i jepet kohë opozitës që ta shqyrtojë këtë ligj.

Seanca vijoi punimet me debate të tjera. Deputeti i PD, Arben Ristani akuzoi institucionet shtetërore se nuk kanë vullnet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Duke cituar të dhëna të institucioneve ndërkombëtare, Ristani theksoi se, Shqipëria është kthyer tashmë në një urë droge.

“Departamenti i Shtetit po ofron një mbështetje të madhe në këtë drejtim. Por ne duhet të gëzohemi pak për këtë ndihmë, sepse duhet të trishtohemi për nivelin e krimit ku e ka futur vendin në këto 2 vjet kjo qeveri. Sasia e lëndëve narkotike nga Shqipëria të kapura nga policia në Itali dhe Greqi ka arritur nivele historike. Shqetësim për trafikun e narkotikëve e ka ngritur edhe Antimafia italiane dhe prokurorët e Gjenevës, që e cilësuan Shqipërinë si Kolumbinë e Evropës”, deklaroi Ristani.

Ndërkohë një debat u shënua këtë të enjte në sallë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit pasi foli për luftën ndaj narkotikëve, u përball me Berishën.

“Mos u merrni me mashtrues,” tha Berisha, duke i lexuar një vendim të gjykatës për shpifje ndaj Tahirit.

Në atë kohë në opozitë, Tahiri u dënua me 1 milionë lekë për shpifje ndaj djalit të Berishës.

“Kujt t’ia paguaj? Djalit tënd? Sypeshkaqenit,” i tha Tahiri.

“Zbato vendimin e gjykatës. Je mashtrues,” i tha Berisha.

Nga salla ndërhyri deputeti Taulant Balla, duke i kërkuar Berishës që të lexojë emrat e gjyqtarëve që kanë marrë vendimin.

Kjo për shkak se në trupën e gjyqtarëve ishte edhe Gjin Gjoni.

“Ata reflektuan vendimin e shkallës së parë,” tha Berisha.

Ndërkohë ministri Tahiri pranoi se do paguajë.

“Do ta paguaj, do ta paguaj sypeshkaqenin,” tha Tahiri.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi Tahirin edhe si përdorues droge dhe të lidhur me Emiliano Shullazin dhe bandën e tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143