Edhe këtë herë, opozita kërkoi që të mos nisin diskutimet në Kuvend pa qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama.
Kjo është hera e tretë që opozita kërkon kryeministrin në seancë, por ai është jashtë vendit.
Dy herët e para ishte në Turqi dhe në Kinë, këtë herë Rama është në Francë.
Zyra e tij ka nxituar të shpërndajë një foto nga takimi i Ramës me homologun francez, Manuel Valls.
Fotoja duket më shumë si një skanim i një fotoje origjinale, megjithatë nxitimi për të treguar takimin e rëndësishëm është më i madh.
Së fundmi në mediat sociale ka ironi për vizitat e shumta jashtë vendit të kryeministrit.