Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Po kur qeveriste PD?” Ja një përgjigje interesante e Bashës

$
0
0

Një debat interesant u shënua një ditë më parë në tryezën e opozitës për paketën fiskale.

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, foli për nevojën e katarsisit nga ana e PD.

Ai e kritikoi PD për retorikën që përdor aktualisht.

“Partia Demokratike duhet të ketë një qasje tjetër, pasi nëse konsumatori dëgjon që udhëhiqemi nga kriminelë, nuk do blejë.

Një sipërmarrës i huaj nuk do vijë kurrë në Shqipëri nëse shikon që një sistem i ngritur nga PD, rrëzohet nga PS,” tha Jaka.

Por në përgjigjen e tij, Basha tha se nuk mund t’i thuash opozitës që je ish-qeverisje.

“Është moment totalitar t’i thuash opozitës që je ish-qeverisja, jo, ne jemi opozita, ne duhet të japim alternativa. Mendoni sikur të përdorim të njëjtin mentalitet me ju, të themi ish-ju,” tha Basha.

Jaka ka qenë ish-zëvendësministër i Transporteve dhe një i arrestuar për korrupsion.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143