Duhej të ishte një seancë e rëndësishme e Kuvendit, ajo ku do diskutohej për buxhetin e vitit që vjen, por sërish u rikthyen skenat e tensionuara.
Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë, ku përdori edhe disa fyerje në drejtim të opozitës.
Kjo solli tension në sallë.
Disa deputetë të PD u ngritën drejt foltores, ndërsa punonjësit e Gardës nxituan që të vendosen përpara Edi Ramës.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i bëri thirrje disa herë ish-kryeministrit Sali Berisha që “të qetësonte deputetët”, por më pas vendosi të kërkojë pesë minuta pushim.
Disa nga deklaratat e Edi Ramës
-Si një skuth për t’ua futur nga mbrapa, atë që medemek ua heq nga para.
-E keni si gjenerator të zjarrit në pantallona të lagëta.
-Mos i jepni gojës për të nxjerrë produkte që nuk janë për gojën. Goja nuk është e formuar për atë veprimtari, ka të tjera territore që e bëjnë atë veprimtari.