Vazhdon të ngjallë shumë debat edhe në Kuvend dëshmia e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për çështjen e Tom Doshit.
Gjatë dëshmisë së tij, Tahiri është shprehur se komploti i vrasjes së deputetit Tom Doshi është sajuar për të mbuluar një ngjarje kriminale, me shumë gjasë vrasjen e bankierit Artan Santo.
Ministri i Brendshëm zbulon gjithashtu se Durim Bami, i cili sipas Tom Doshit ishte paguar për ta ekzekutuar, rezulton i skeduar nga policia për disa ngjarje, mes tyre Tahiri i ka thënë hetuesve se ishte i dyshuari kryesor edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo.
Ai u ka thënë hetuesve se policia kishte të dhëna se Durim Bami mund të ishte përfshirë në vrasjen e bankierit Artan Santo dhe për një seri ngjarjesh kriminale.
Gjatë seancës së të enjtes, ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj Tahirit.
“Tahiri e ka ditur që Bami ishte i dyshuar për vrasjen e Artan Santos dhe pranoi të takohet me të,” tha Berisha.
Më pas, ish-kryeministri tha se polici i vrarë në Lazarat, u tradhtua nga qeveritarët.
Sipas Berishës, të akuzuarit për vrasjen e tij “ishin të lirë dhe bënë fushatë për PS-në”.
“Tahiri u kërcënua nga “Hakmarrja” pas zbulimit të laboratorit në Xibrakë,” tha Berisha.
Ai e akuzoi ministrin e Brendshëm se i ka prindërit e tij kontrabandistë.
“Ti nuk njihje baxhanakun, si mund të njohësh prindërit e mi dhe këta të tjerët,” iu përgjigj Tahiri.