Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Pse është trembur Berisha dhe po bashkohet me Metën?

$
0
0

meta-dhe-berisha-1024x749Nga Spartak Ngjela

Ajo që spikat hapur sot në poltikën shqiptare, është frika e tejskajshme e Sali Berishës dhe e taborit të tij.

Kjo sidomos u vu re në seancat maratonë të Kuvendit, në këtë fundjavë.

Ai ishte i trembur, i çoroditur deri në marrëzi, dhe me një paqartësi mendore, e cila fatkeqësisht për të, mendon se mund të dalë nga kjo gjendje me “revolucion”.

Absurditet, sigurisht.

Po pse është acaruar mendja e Berishës?

Vetëm nga Reforma në Drejtësi, që pritet të vijë si draft nga Komisioni i Venecias.

Cila është gjendja e sotme politike në Shqipëri.

Politika, si veprimtari, ka një regull strikt, i cili është universal: ajo është kumulative, domethënë grumbulluese në kohë. Por ky lloj grumbullimi ka të bëjë më veprimet politike të aktorit kryesor politik.

Në funksion të kësaj, gabimet e tij grumbullohen, derisa krijojnë kolapsin e tij politik.

Në këtë pikë vështrimi, politika e sotme e maxhorancës qeverisëse ka grumbullimin e gabimeve të veta, por, gjithçka duket se do të zhbëhet, nëse vjen e bëhet Reforma në Drejtësi.

Por Berisha dhe tabori i tij, pikërisht nga kjo kanë frikë.

Nga kjo ka frikë edhe Meta, dhe prandaj kuptohet në bashkimin e tij me Berishën.

Kurse maxhoranca socialiste duket e qete. Gjithçka është te Reforma në Drejtësi që pritet të vije si imponim nga pala amerikane dhe gjermane, nëpërmjet Komisionit të Venecias.

Kjo sepse, ajo është një reformë purgativë kundër abuzimit me pushtetin dhe krimit shtetëror.

As Berisha dhe as Meta nuk e kundërshtojnë dot atë, ndonëse, me naivitet kanë dërguar në Venecia mendimet e tyre, dhe janë shprehur për njëanësinë e saj, derisa e detyruan Ambasadorin Amerikan, Donald Lu, ta shprehtë hapur se ajo Reformë është shkruar në State Departament, në Uashington.

Prandaj, a do ta bllokojë dot Berisha dhe Meta reformën amerikane-gjermane?

Ata, të dy janë të trembur nga Reforma, se kanë abuzuar më pushtetin. Atëherë?

Pikërisht këtu “fle lepuri. A do ta bllokojnë dot?

E kanë krejtësisht të pamundur, edhe pse Berisha mendon në jerm se do ta shpëtojë 8 dhjetori.

Por kjo është pamundësi absolute.

Çfarë mund të bëjnë mbështetësit e pashpresë të Berishës në 8 dhjetor?

Revolucion?

Një absurditet që vjen nga çthurja mendore. Aq sa mund të bëjne ndonjehërë revolucion në Shqipëri mbështetësit e Enver Hoxhës, në 8 nëntor.

Asgjë.

Revolucionet i bejnë liderë të mëdhenj që kërkojnë të ndërrojnë sistemin politik, ose kolonelë apo gjeneralë që drejtojnë trupa ushtarake.

Asgjë të tillë nuk ka këtu, dhe, çdo gjë është e kontrolluar, sepse pushtetet ndërrohen me vota në Shqipëri, kjo është vendosur përfundimisht.

Nëse krijion trazira, sot filmohesh nga kamerat dhe të gjithë individët e lëshuar nga injoranca për të sjellë keqbërje nëpër zyrat e institucioneve, do dënohën penalisht; dhe vetë Partisë Demokratike, që ka folur për revolucion, mund t’i kalkulohet civilisht një dëm i madh pasuror kundrejt shtetit.

Kurrë nuk ka ndodhur në ndonjë vend europian që hajdutët dhe abuzuesit më pushtetin, pasi janë larguar me votë masive, mund të drejtojnë përmbysje me paratë e vjedhura nga arka e shtetit.

E pra, asgjë, asnjë forcë nuk mund ta kthejë dot reformën amerikane – gjermane në drejtësi.

Por, mbas ardhjes së draftit nga Komisioni i Venecias, mund të kemi përplasje të tjera, sepse Meta dhe Berisha, që e kanë pranuar përpara ndërkombëtarëve se do të respejktojnë Komisionin e Venecias, mund të grupojnë në një mënyrë tjetër përkrahësit e tyre deputetë, që të mos e votojnë draftin, ose, vetë Saliu, do të mundohet të gjejë mundësinë që, pas 8 dhjetorit, ta nxjerrë jashtë Parlamentit, Partinë Demokratike, me pretekste absurde. Por, megjithatë, askush nuk e ndalon dot Reformën në Drejtësi që do të vijë prej Venecia, askush; madje dhe vetë maxhoranca socialiste nuk e ndalon dot.

Të presim!

Pas kalimit të kësaj Reforme, patjetër që do të ndryshojë klima politike dhe klima e mirëqenies shoqërore në Shqipëri.

Të presim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143