Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Një rrugë në Shkup merr emrin e Azem Hajdarit

$
0
0

12301676_1696261047277553_4126293156695989076_nEmri i Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdarit, i vendoset një rruge në lagjen e bukur “Çarshi” të Shkupit, me vendim të Këshillit të asaj Komune.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cili ka qenë i pranishëm në këtë ceremoni të zhvilluar në Shkup.

Në profilin e tij në facebook z. Shehu shkruan:

“Me këtë rast u organizua një ceremoni me pjesëmarje të gjerë nga Maqedonia e Kosova.

Nga Shqipëria ishin familjarët e Azemit, miq të tij, Ambasadori ynë në Shkup etj.

Në emer të PD, Kryesisë e z. Basha, përshëndeta e falenderova unë.

Përshëndeta gjithashtu dhe në emër të bashkëpunëtorëve të vjetër të Azemit dhe pa dyshim edhe të Berishës”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143