Arben Imami,është deputeti i dytë, pas Eduard Selamit në Partinë Demokratike i cili shprehet se opozita nuk ngjall shpresë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Imami thotë se përgjegjësia për këtë nuk i përket vetëm Lulzim Bashës, por të gjithë opozitarëve.
“Kur vendi është pa shpresë, siç është ky vend, sigurisht që përgjegjësia më e madhe është e atyre që qeverisin, por duke qenë edhe zgjedhjet larg, që është një faktor objekti, duket se qytetarët shqiptarë nuk shohin një shpresë të afërt edhe tek opozita. Dhe kjo nuk është çështje vetëm e Lulzim Bashës, as e Eduard Selamit. Është çështje e të gjithëve ne. Në këtë kuptim edhe në këtë raport, të gjithë kemi një përgjegjësi”, thotë Imami.