Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Meta, foto me “armikun” e betuar të Ramës dhe me mikun e Nanos

$
0
0

metaGjatë vizitës së tij në Itali, duket se kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka kaluar edhe disa momente miqësore në shoqërinë e ambasadorit të Shqipërisë në vendin fqinj, Neritan Ceka.

Shkarkimi i Neritan Cekës si ambasador, është një çështje që ka mbetur e bllokuar nga presidenti i Republikës Bujar Nishani, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, për të emëruar një tjetër ambasador në Romë.

Kjo kërkesë mund të ketë si motivim edhe armiqësinë tashmë të njohur mes Ramës me Cekën, e cila degjeneroi me incidentin famëkeq, ku kryeministri i shkuli veshin djalit të ambasadorit, gjatë një vizite në Vjenë.

Megjithatë, Ilir Meta, si kryetar i Kuvendit, përtej miqësisë personale që mund të ketë me Cekën, ka respektuar protokolin dhe rolin zyrtar të ambasadorit.

Në shoqërinë e tyre është edhe Ilir Kulla, miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Fatos Nanos.

Fotoja në fjalë është bërë publike nga Ilir Kulla në Facebook.

“Rome November 2015”, shkruan Kulla krahas fotos.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143