Deputeti socialist Eduart Ndocaj ka përcjellë sot në Fb shqetësimin e një emigranti
“Sapo me erdhi ky denoncim nga emigrantet ne lidhje me gjendjen e rende ne Konsullaten e Pergjithshme ne Milano. Nje emigrant me ka derguar mesazh duke denoncuar Sekretaren e Sportelit te Pasaportave, znj. Surrela Dishnica, e cila mungon dhe nuk i pret emigrantet per te kryer procedura. Nje fakt tjeter pet te deshmuar gjendjen e mjerueshme te sherbimit diplomatik qe eshte bere prone familjare e te punesimeve familjare eshte fakti, se sipas denoncueses Sekretarja Dishnica eshte nusja e Konsullit Faik Dishnica. Denoncuesja me thote se Konsullja e Pergjithshme dhe cifti Dishnica e kane privatizuar Konsullaten duke e kthyer ne prone private. Qindra emigrante jane largur sot duke shar e duke berditur pa mbaruar pune” – shkruan Ndocaj.
“Disa here e kam ngritur zerin kunder Konsullates se Pergjithshme e skandaleve te vazhdueshme. Vetem dy dite me pare z. Kryeminister hapi zyrtarisht procesin e te Drejtes se Votes se Emigranteve qe une kam dy vjet qe loboj edhe tek institucionet nderkombetare si BE. Ndersa ne kemi institucione si Konsullata e Pergjithshme ne Milano qe me taksat tona nuk ofron sherbimet qe i ka te detyruar me ligje. Ftoj Ministrin e Jashtem te nderhyje menjehere per kete situate te turpshme”, – e mbyllte komentin deputeti.
Nderkohe, njq qytetar me iniciale E.SH, te cilit i eshte terhequr vemendja nga ky lajm, jep te tjera te dhena shqetesuese. “Po krejt ambasadat shqiptare keshtu jane. Une ndodhem ne Gjermani, ka 80 dite qe kam cuar nje certefikate per ta legalizuar tek ambasada shqiptare ne Berlin dhe akoma nuk ma kan kthyer. I kam bere te gjitha pagesat sipas udhezuesit te ambasades dhe nuk po e mar vesh ka apo nuk ka ambasade shqiptare ne Berlin. Nuk di ca te them por mjer neve ne dor te kujt jemi”.