Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Berisha sulmon ambasadorin gjerman: Si Muç Nano, bën si guvernator

$
0
0

berisha

Në një konferencë të gjatë për shtyp, ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi ashpër ambasadorin gjerman në Tiranë, Helmut Hofman, i cili deklaroi se është tronditur nga dhuna në protestë.

Berisha tha se ambasadori gjerman duhej të ishte tronditur më shumë nga bërja e bunkerit dhe prekja e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Herr Hofman duhej të ishte tronditur më shumë nga zgjedhjet. Kur merr përsipër të bësh avokatin e qeëverisë, që në fillim, për arsye të ndryshme, e ke shumë të vështirë të shohësh këto gjëra. Herr Hofman është i vetmi diplomat, dhe i vetmi njeri pas Muç Nanos, që tha se këto zgjedhje ishin më të mira se të parat. Argumenti që dha ishte i mjerë: kam biseduar me katër shqiptarë të pavarur. Në 25 vjet në politikë, nuk gjej asnjë të pavarur,” tha Berisha.

“Kam tolerancë të madhe ndaj qëndrimeve të ambasadorëve, por qesh ndonjëherë kur përpiqen që të bëjnë guvernatorin”, tha Berisha.

Gjatë konferencës, Berisha komentoi ‘ndjesën e Edi Ramës për dekorimet e persekutorëve të martirëve të fesë’.

Berisha tha se ligji nuk jep asnjë imunitet, ndërkohë që dekorimet janë veprime individuale.

Ish-kryeministri u shpreh se Edi Rama duhet të kërkojë ndjesë edhe ndaj familjes së poetit Havzi Nela, i varur pas një vendimi të babait të Ramës.

Madje Berisha tha se edhe në takimin e intelektualëve në vitin 1990, ku i pranishëm ishte Edi Rama, këtij të fundit iu kërkua që të mos fliste për demokracinë, por të distancohej nga krimet e babait të tij.

“Edi Rama ia mbathi në panik”.

Berisha tha se Edi Rama i ka fyer rëndë veriorët dhe këtë e ka bërë duke futur kriminelë në listat e deputetëve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143