Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Protesta, Ndocaj thirrje qytetarëve: Mos u bëni ushtarë të politikës

$
0
0

12376229_10153822242416202_5174093123260464857_nDeputeti socialist, Eduart Ndocaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos përdorin dhunë gjatë protestës së sotme të opozitës. Ndocaj është shprehur se demokracia fillon nga vetja, dhe për këtë arsye qytetarët duhet të tregojnë se janë më demokratë se partitë.

Statusi i plotë i deputetit Eduart Ndocaj:

“Të dashur qytetare, Vëllezër dhe motra, Demokrat, Të persekutuar,

Socialistë të zhgënjyer

Sot, partitë politike të së djathtës ju kanë bërë thirrje për protestë para Parlamentit. Shumë mirë! Protestat paqësore i japin jetë demokracisë. Por paqësore ama. Askush prej nesh nuk ka të drejtë të dhunojë institucionet, pronën publike si dhe private. Dhuna sot është e pa pranueshme edhe nëse porositet apo nxitet nga partitë politike. Të dashur qytetarë, këtë protestë e shikoj krejt pa kuptime.

Deri dje shumicën në Parlament e kishte PD. Ky institucion, më i rëndësishmi në vend për ligjvënie ishte kthyer në një teatër të turpshëm, ku opozita e asaj kohe s’kishte as të drejtën e fjalës dhe shoqërohej me shprehjen “kapeni” për zhelesh. Nuk mendoj, se sot, kemi një Parlament dinjitoz e për këtë nuk është faji i deputetëve, por i partive politike që i zgjedhin. Ky Parlament do të ketë mundësi të ndryshoj pas dy vjetësh, kur mbaron legjislatura.

E pas dy vjetësh mos protestoni para Parlamentit, por para selive të partive që militoni, sepse ata për interesa të ngushta zgjedhin njerëz të gabuar që nuk ju përfaqësojnë. Demokracia fillon nga vetja. Tregoni se ju jeni më demokratë se partitë. Mos përdorni dhunën e mos u bëni ushtarë të bindur të politikës”.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143