Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Ik o djalë shko në shpinë tane”

$
0
0

jozefina topalliNë protestën e radhës së Partisë Demokratike, ra në sy sidomos prania e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Më 8 dhjetor ajo ishte në Gjermani për një vizitë dhe nuk mori pjesë në protestë.

Megjithatë këtë herë, Topalli e entuziazmoi turmën.

Disa media të majta përpiqen të bëjnë diversion, duke thënë se ajo ishte ylli i protestës, duke eklipsuar kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Në të vërtetë, turma u ndez sidomos kur Topalli iu drejtua Ramës: “Ik o djalë shko në shpinë tane”.

Kurse fjalimi i saj, në pikat kryesore, përkonte me fjalimin e Bashës.

Topalli u shpreh se PD është partia më pozitive, pavarësisht gabimeve të bëra.

Sipas saj, PD hoqi vizat, bëri rrugët, rriti rrogat e pensionet dhe e futi Shqipërinë në NATO.

Edhe Basha tha se “PD ka gabimet e saj, por ajo paraqet alternativën e zgjidhjes”.

“Nëse unë nuk i mbaj premtimet, hajde më rrëzoni me protesta,” tha Basha.

Edhe Topalli, njësoj si Basha, deklaruan se PD është partia e shpresës.

Të dy premtuan se do pengojnë eksodin dhe do bëjnë që shqiptarët të ndërtojnë jetën në vendin e tyre.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143