Para disa kohësh, një gazetar i huaj vendosi të bënte një shkrim interesant për muzikën në Kosovë.
Sipas tij, ajo që njihet si muzika hip-hop në Kosovë, dhe që është kaq e lulëzuar, në fakt është fake-hope, një muzikë që ofron modele të gabuara tek të rinjtë, pa shumë mesazh dhe pa revoltë brenda.
Ndërkohë e kundërta ndodh me disa grupe të muzikës rock në Kosovë, që kanë brenda teksteve të tyre mesazhe, revoltë dhe politikë.
Pikërisht një këngë e grupit rock kosovar Troja është zgjedhur nga të rinjtë e PD në Shqipëri për protestën e tyre.
Bëhet fjalë për këngën “Demokraci”.
Dëgjojeni më poshtë: