Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, la selinë e kësaj partie disa minuta pasi protesta e të rinjve kishte nisur tek Kuvendi.
Ai shoqërohej nga Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma.
Ndërkohë që një simpatizant e lajmëroi se “protesta po shkon vaj”.
Këtë herë protesta ishte e organizuar nga të rinjtë dhe dukej interesante.
Në bluza, por edhe në pankarta, ata janë kujdesur që të tregojnë se nuk do jetë protestë e dhunshme.
“Jo dhunës, jo Ramës”, është slogani.