Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Denoncimi i PD: Rama, tendera me shumicë Beqajt dhe Abazit

$
0
0

1450783651zhupaPartia Demokratike, përmes anëtares së Këshillit Kombëtar, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Rama se, përgjatë dy javëve të fundit ka vijuar me intensitet ndarjen e parave me miqtë dhe donatorët e tij.

“Siç tregon buletini i prokurimeve, Ilir Beqaj me firmën e tij “Intech Plus”, ka marrë tendera të tjerë me vlerë 1 miliardë e 640 milionë lekë. Në një prej tenderave në Ministrinë e Jashtme, me 320 milionë lekë, kompania e Beqajt ka qënë ofertuesja e vetme dhe ka marrë qindarkë më qindarkë gjithë fondin limit të vënë në dispozicion”, ka deklaruar Zhupa.

Sipas saj, lista vazhdon me Vilma Nushin dhe firmën e saj “Trimed”, që në këto dy javë ka marrë 710 milionë lekë nga Beqaj dhe nga spitalet e vendit.

Ndërkohë, “godet sërish Sadri Abazi, me firmën që me letra e ka nipi i tij, duke futur në dorë 1 miliard e 830 milionë lekë në tendera të ndryshëm nga rrugët tek KESH-i”,- ka thënë Zhupa.

Gjithashtu, ka vijuar ajo, “Omega Farma”, pronari i së cilës është në arrest dhe nën hetim për korrupsion, vazhdon të marrë para nga Ilir Beqaj.

“Ministri i Ramës kërkon të blejë heshtjen e shefit të “Omega Farmës”, pasi njihet përfshirja e tij në skemën e recetave fiktive. 1 miliard e 279 milionë lekë për Nadirin e Beqajt. Ndërtuesi i Ramës, Papuli ka marrë edhe ai një pako këto dy javë, me shërbim e shitje makine, 80 milionë lekë”,- ka thënë Zhupa.

“Shihni pra të nderuar qytetarë se çfarë bëhet me paratë tuaja. Ato janë që në fillim të destinuara të ndahen mes Ramës dhe miqve të tij, mes Beqajt e klientëve të tij. Ky shtet i korruptuar duhet ndalur.

Ky është viti i fundit i kësaj hajdutërie që po pasuron Ramën e 40 hajdutët e tij, e po varfëron deri në frymën e fundit popullin.

Koha është tani. Korrupsionin do ta ndalim ne të bashkuar, në rrugë në sheshe, derisa ta dëbojmë klikën që vjedh e zhvat paratë e pasuritë e shqiptarëve”,- ka thënë Zhupa./Top Channel/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143