Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Edi Rama në muzeun e Holokasutit dhe një nazist misterioz

$
0
0

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në në Muzeun e Holokaustit një eksperiencë të cilën kreu i qeverisë shqiptare e ka përshkruar si “rrëqethëse” për sa i takon përballjes “me pamjet, faktet, shifrat e tmerrshme të tragjedisë së popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

“Çfarë mësimi i paçmuar për çdo individ dhe popull për mënyrën se si duhet të mbajë gjallë kujtesën e vuajtjeve që nuk duhet të përsëriten kurrë! (E pashmangshme të mos vajtosh nivelin mizerabël të kuptimit për rëndësinë e të shkuarës në vendin tonë, ku verbëria e injorancës ushqen debate e nxit përplasje idiotike kundër muzealizimit të së shkuarës… Të shohësh flamurët origjinalë hitleriane dhe vetë kasapin e popullit hebre që shfaqet i gjallë, sot e gjithë ditën përmes ekraneve të Muzeut të Holokaustit, dhe të mendosh se ç’bëjnë të verbërit në mexhelisin e politikës shqiptare kundër shëmbëlltyrës së një bunkeri si hyrje e muzeut të persekutimeve e torturave të Sigurimit të Shtetit, është për të vënë duart në kokë nga trishtimi e zemërimi bashkë!)”, shkruante kryeministri në rrjetet sëociale.

Ndërkohë, në albumin fotografik të publikuar, Rama është ndalur te fotografia e një nazisti, i cili quhet Harald Turner.

Nuk dihet nëse kjo foto është një rastësi, apo e qëllimshme, por natyrshëm lind pyetja se kush është Harald Turner.

Ai ka qenë një komandant i SS-ve në administratën ushtrake gjermane në Territorin të Komandës Ushtarake në Serbi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1942 ai i dërgoi një letër Karl Wolff, shefit të stafit personal të kreu të SS-ve Heinrich Himmler. Turneri përshkruante natyrën vrastare të Schutzstaffel (SS) në territorin e pushtuar. Në letër ai përhskruante indirekt se kishtë ndërmend të përdorte mjete me gjasa të pajisura me gaz për të vrarë hebrenjtë.

“Deri përpara disa musjh, i kam vrarë të gjithë hebrenjtë që kam mundur të shti në dorë në këtë zonë, kam përqëndruar të gjitha gratë dhe fëmijët hebrenj në një kamp dhe me ndihmë e SD kam vënë në përdorim një ‘furgon dizinfektimi’, që nga 14 ditë deri në 4 javë do të sjellë spastrimin përfundimtar të kampit…”, ishte letra e Dr. Harold Turner për Karl Wolff, më 1 prill 1942.

Pas luftës ai u ekzekutuar me varje me litar në Beograd.

rama1


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143