Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Letra e hapur: Aneta Rama shqetësohet nga Arben Duka

$
0
0

aneta ramaNëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta, duket se është shqetësuar nga vargjet e Arben Dukës tek gazeta Dita.

Ky i fundit kërkonte që në kuadër të nismës për heqjen e dekoratave, të hiqeshin edhe dekoratat për Kristaq Ramën, të atin e Edi Ramës, por edhe për Gramoz Ruçin.

Aneta Rama i ka kërkuar Dukës të kërkojë ndjesë.

Por çfarë ka ndodhur?

Mos mendoni se Arben Duka e mendon seriozisht heqjen e dekoratave për Kristaq Ramën.

“Nuk dua t’i hiqen dekoratat as Spiro Kolekës, as Enver Hoxhës dhe as Nexhmije Hoxhës,” thotë ai në një letër të hapur.

Sipas tij, meqë Rilindja po bëhet kaq antikomuniste, më mirë të heqë medaljet e të gjithëve, jo me seleksionim, si në rastin e Myslim Pezës, që e ka djalin deputet.

“Ky projektligj hedh në erë Luftën Nacional-Çlirimtare dhe rindërtimin legjendar të vendit,” ankohet Duka.

“Ai fshin me bojë të zezë 50 vite histori të lavdishme të popullit shqiptar”.

“E dashur Anetë. Në fund dua të shtoj atë që nuk e thashë në vargjet e djeshme: Nëse ky projekt kalon, them se Partia Socialiste nuk mund të ekzistojë më si e tillë. Katërqind mijë veteranë dhe trashëgimtarë do të duan të votojnë diku gjetkë, por jo këtë lloj PS-je”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143