Emisioni “Të Paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi solli mbrëmjen e sotme një përmbledhje të puntatave të transmetuara këtë sezon përmes një dokumentari filmik.
Për teleshikuesit u rithyen sërish: “Parlamenti me gjuhën e plumbave”, “Arratisje nga liria”, “ Rënia e dronit”, “Shqipëria e sëmurë nga konçesionet”, “Edi Rama i dashuruar me vetveten”, “Terrori, frika e botës së re”, “Kjo vjeshtë e trishtuar e shqiptarëve”.
Më pas biseda vijoi në studio me Andi Bushatin.
Intervista me Andi Bushatin
Rakipi: Konçesionet. Një sëmundje që e ka përfshirë jetën e vendit dhe në thelb këto nuk shfaqen si model klasik i konçesionit, por shfaqen si tendera të fshehtë ku paratë publike shkojnë lumë, nuk dihet se ku. Për të folur për këtë problem unë kam ftuar zotin.Andi Bushati. Z. Bushati, ju në përditshmëri e keni vënë re fenomenin e fundit? Fjala konçesione ka përfshirë gjithë jetën e vendit…
Bushati: Rama ka pranuar dështimin e qeverisë së tij
Bushati: Po. Është e vërtetë. Jo se fjala konçesion nuk ka qenë prezente më parë . Ndryshimi sipas meje është i dukshëm për mënyrën se si trajtohen konçesionet. Qeveria e Rilindjes kur ishte në opozitë i përmendte shumë konçesionet, por si një mënyrë për të zhbërë konçesionet që kishte dhënë qeveria paraardhëse e Berishës. Ndërsa sot kemi një kthim 180 gradë. Është qeveria që dikur i godiste, ndërsa sot po i mbron në mënyrën më të mirë të mundshme. Çfarë problemesh sjell kjo? E para, bëhet një garë jo transparente, e dyta kemi një qeverisje e cila tregon se është e dobët në ushtrimin e detyrës së saj. I kemi dëgjuar, unë edhe në studion tuaj i kam ndjekur Ministrin Beqaj që mbrohet, Ramën që mbrohet në parlament . “Ne nuk kemi mundësi ta bëjmë”, thotë, “prandaj i japim me konçesion”. Pra në njëfarë mënyre qeveria provon atë dështimin e vet. E treta, dështimi vjen edhe pse shumë nga këto që janë dhënë me konçesion nuk kanë pasur sukses. Shikoni doganat dhe shihni atë që ka ndodhur me doganat. Pra qeveria ka dështuar në rradhë të parë në premtimin e saj për të zhbërë konçesionet paraardhëse dhe se dyti në mënyrën se si ajo po bën të rejat.
Bushati: Në qeverinë e Edi Ramës konçesionet i fitojnë individë anonimë pa kapital
Rakipi: Z. Bushati, ka një fenomen shumë të çuditshëm. Nuk janë konçesione në kuptimin klasik të fjalës, ku investitori blen një shërbim, është ai që paguan. Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me para publike që i jepen një klienti, ta quajmë klient se ai nuk është investitor dhe ai përdor paratë publike për një afat kohor dhjetë vjeçar në një qeveri që ka një mandat katër vjeçar.
Bushati: Kjo është ë vërtetë dhe padyshim këtu ka një pikëpyetje të madhe për abuzim. Unë e di sesi mbrohen ata që i kanë dhënë këto konçesione. Me pak fjaqë ata thonë që nuk mundet të përfshish një investitor të madh dhe serioz në një projekt të madh dhe ta japësh për një kohë shumë të shkurtër. Pra, një qeveri me këto dy vjet që i kanë ngelur nuk mund të japë një konçesion vetëm dy vjeçar. Por pavarësisht nga kjo, edhe afati që ngre një pikëpyetje në vetvete, pikëpyetja bëhet më e madhe kur ajo shoqërohet me një varg pikëpyetjesh të tjera. Unë e ndoqa emisionin tuaj për sterilizimin dhe pashë se si mbrohej Ministri Beqaj në përballje me deputeten e PD, Albana Vokshi. Por ama kishte një problem. U tha një moment atje që, “ore si mundet vërtet që ju pretendoni që ja keni dhënë një kompanie të madhe, por pse në qeverinë e Edi Ramës një kompani e madhe italiane ka nevojë të lidhet me persona anonim, tek-pull, me një firmë me kapital shumë të vogël regjistrimi prej 1 mijë euro, për tu futur në Shqipëri?” Pra kjo në vetvete nuk përbën krim, por kjo na bën të shtojmë dyshimet se çfarë drejtësie po ngremë në tregun shqiptar dhe me këto konçesione ne përditë e më shumë po shtrembërojmë rregullat e tregut.
Bushati: Konçensionimi është tipar i qeverisjeve të dështuara
Rakipi: Dhe në fakt edhe pse media, apo një pjesë e mirë e opinionit publik ka një protestë për të gjithë këtë fenomen të fryrë, të tejskajshëm, priten 70 konçesionime të tjera…
Bushati: Kjo është karakteristikë e kësaj qeverisjeje dhe në fakt e të gjithë qeverisjeve të dështuara në Shqipëri. Kur fillojnë e mendojnë se e kanë humbur aftësinë për të bërë gjëra të mira mbyllen në kullën e vet të fildishtë dhe nuk i dëgjojnë as reagimet e publikut dhe as reagimet e pjesës së shëndoshë të opinionit. Mesa duket e njëjta gjë po ndodh edhe në këtë rast.
Bushati: Dekriminalizimi një sukses i Bashës si kryetar i PD
Rakipi: Z. Bushati, me këmbënguljen e fortë të perëndimorëve dhe Ambasadorit dhe Amabsadës së SHBA-së , u votua ligji për dekriminalizimin të cilin ne e ndoqëm si proçes gjatë një viti. Ç’mendoni për këtë proçes që u zgjat kaq kohë?
Bushati: Po, më në fund kemi një ligj. Unë mendoj se edhe ky ligj, si shumë gjëra në Shqipëri kishte pjesën e vetë qesharake, por edhe pjesën e vetë të mirë, ose pjesën e vetë në interes të publikut. Në qoftë se e mbani mend si nisi ligji, nisi në fakt si një justifikim i opozitës për të përligjur një bojkot që e kishte nisur, pra e la parlamentin se po ushtrohej dhunë dhe pastaj e justifikoi bojkotin pikërisht me ligjin e dekriminalizimit. Por sot ama kemi arritur një sukses. Në qoftë se dikë do ta pyesni se çfarë suksesi i njifni Bashës si kryeopozitar këto dy vjet e gjysmë, është ligji për dekriminalizimin.
Rakipi: Ai ligj mori të gjitha votat në parlament, por ndërkohë implementimi i tij do të vazhdojë një vit. Nuk ju duket pak e çuditshme kjo? Ky ligj mund të harrohet më pas?
Bushati: Unë nuk besoj se do të harrohet kollaj sepse sensibiliteti ka qenë shumë i madh, por ndërkohë mazhoranca ka dhënë shembuj konkretë se nuk është e interesuar as për miratimin e tij me shpejtësi, as për implementimin e tij me shpejtësi dhe shembujt nuk janë vetëm tek koha sesi është zvarritur nga prodhimi deri tek zbatimi i këtij ligji, por njëkohësisht edhe me shembujt politik. Sepse kur ti përfshihesh në një proçes dekriminalizimi, këtë nuk ka nevojë ta bësh vetëm me ligj, këtë e jep dhe me shembuj. Kur kjo mazhorancë, të paktën zgjedhjet e fundit lokale, tregoi se moralisht nuk ishte e interesuar për të zbatuar rregullat e dekriminalizimit, atëherë do presim që rezultatet e tij do vonojnë.
Rakipi: Natyrisht, por skepticizmi im është i lidhur edhe me fakte. Në këtë sezon, që e filluam në shtator ne transmetuam dokumentarin e parë që titullohej “Me gjuhën e plumbave” , ku deputeti që kishte rekorde kriminale mori lagunën dhe sot në burg janë ata që e kishin lagunën që nga viti 1940, ndërsa deputeti është në “arrest shtëpie”. Një javë më pas ne kemi transmetuar një rast të kundërt i cili na jep shpresë që mund të bëhet ky vend. Një njeri i rëndësishëm i Partisë Socialiste, deputet i rëndësishëm, ikën, arratiset nga parlamenti shqiptar, nga gjithë kjo që e sheh si të keqe dhe shkon në fermë për të punuar. Rasti i Ndre Legisit. Pra me një lule s’vjen behari, rasti i kaubojsit në parlament pastaj që zëvendësoi Prengën…
Bushati: Nuk e di. Në fund të vitit të thuash gjëra pesimiste nuk është shumë e këndshme. Ju përmenddët arratisjen e zotit.Legisi, por gjithsesi është një arratisje më e mirë se ajo e mijëra shqiptarëve që ikin nga Shqipëria dhe shembulli i kaubojsit tuaj që është shembull në sensin e kundërt , dikush që lë Italinë për të ardhur në Shqipëri nuk është natyrisht një fije shprese. Kështu që unë besoj se sado të jemi optimistë nuk jemi optimistë të arsyeshëm.
Bushati: Rama po krijon oligarki me klientët e tij dhe të Berishës
Rakipi: Në fakt zoti.Bushati, gjatë këtij sezoni të vjeshtës, nuk e di a e keni ndjekur një cikël emisionesh që ne kemi transmetuar dhe që janë të lidhur drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama. “Klientët e zotit. Rama”, por edhe më tej ku zoti.Rama nuk është më vetëm në rolin e Kryeministrit, por është edhe piktori që shëtit në një pjesë të botës, “I dashuruar me veten”…
Bushati: Po, i kam ndjekur të dy emisionet. Si atë për klientët edhe atë për strategjinë e marketingut që ndjek Kryeministri. Për të parën do të thosha një gjë, që Rama në fakt nuk ka vetëm klientët e tij. Pushteti i Ramës sot përbëhet nga dy vektorë të rëndësishëm; nga miqtë e tij të cilëve u jep tendera dhe konçesione, por njëkohësisht edhe nga rekrutimi i ish-klientëve të Sali Berishës. Këto të dyja po ngrenë oligarkinë e re të vendit, duke transferuar një pjesë të oligarkisë së vjetër dhe duke ngritur pak më shumë ata që kanë qenë miqtë apo mbështetësit e Ramës në opozitë. Përveç kësaj asgjë nuk ka ndryshuar në rregullat e lojës, në rregullat e tregut dhe në të bërin biznes normalisht në Shqipëri. Ndërsa për pjesën e dytë, unë bie dakort për të gjithë të ftuarit që keni pasur ju në studio që e kanë analizuar shumë mirë atë të vetëndjerin dhe vetëkënaqësinë e Ramës, sepse me këtë temë ju keni kapur thelbin e kësaj qeverisje. Thelbi i saj është krijimi i lustrës; sa më pak punë, aq më shumë promovim.
Rakipi: Përgjatë këtij viti, duke filluar që para zgjedhjeve lokale, por për shkak të zgjedhjeve plasi në muajin shtator një dualitet, shpërthim i një lufte shpesh të dukshme, por të pakuptimtë dhe jo transparente, Rama-Meta. Duket se kjo luftë dobëson qeverisjen. Ç’është kjo luftë dhe ç’mendoni ju për këtë?
Bushati: Unë e quaj shpesh lufta e dy vëllezërve armiq të së majtës. Pra në njëfarë mënyre ky togfjalësh përmbledh gjithshka ata janë. Janë njerëz me interesa të përbashkëta, por njerëz që zihen po aq fort, në mënyrë të egër dhe violente për të ndarë të njëjtat interesa të përbashkëta. Ky është thelbi i luftës Rama-Meta sipas meje. Kronologjia e saj është kronologji tjetër. Pikërisht në këtë betejë, kush ti marrë tjetrit më shumë, Rama kujtoi në një moment se i erdhi zogu në dorë dhe mund ta flakte tej Metën dhe ta çonte në pranga dhe pas hekurave. Ai qe momenti kur doli çështja ÇEZ. Çështja e marrëdhënieve CEZ-DIA ishte një çështje që nuk mund të dilte nëse Edi Rama dhe Ministri i tij i Energjitikës nuk do e kishin shpënë në dyert e mediave. Pra ata filluan një sulm ndaj Ilir Metës, por fati i Ilir Metës ishte që Rama nuk di të çojë asgjë deri në fund.
Bushati: Rama-Meta do të zvarriten në konflikte deri në zgjedhjet e 201
Rakipi: Fare shkurt një prognozë për një vit e gjysëm që i ka mbetur kësaj qeverisje. Çfarë mendoni se do të ndodhë? Mund të kemi zgjedhje?
Bushati: Unë nuk mendoj se do kemi zgjedhje. Nuk mendoj se Rama me Metën do prishen. Unë mendoj që ata do zvarriten me konfliktet e tyre të brendshme dhe ata kështu do shkojnë të paktën deri në zgjedhje.