Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Drejtësia, Rama: PD i hipi “trenit”. Meta: Miratimi në Pranverë

$
0
0

ruci-rama-meta-700x484Dy orë ka zgjatur takimi mes Kryeministri Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në vilën qeveritare nr.30 në zonën e ish-Bllokut. Në mbledhjen ku ishin të pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, krerët e grupeve parlamentare të PS e LSI, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili, u diskutua për Reformën në Drejtësi.

Pas përfundimit, dy drejtuesit e koalicionit, Rama dhe Meta iu drejtuan me një buzëqeshje në fytyrë gazetarëve që prisnin në hyrje të rezidencës qeveritare, për të sqaruar pikat e mbledhjes. Nga deklarata e përbashkët për media, ata thanë se Reforma në Drejtësi do të konkludohet në Pranverë të 2016.

Kryeministri Rama sqaroi se u fol për disa çështje të rëndësishme për vitin 2016, ku më kryesorja është ajo e drejtësisë, për të cilën tha se është i kënaqur që opozita iu bashkua këtij procesi dhe tani mbetet vetëm që të finalizohet procesi.

“Ne bëmë një takim për të diskutuar një sërë çështjesh, natyrshëm sepse është mbyllja e vitit dhe hyjmë në një vit ku kemi disa objektiva, njëri ndër kryesorët është çuarja përpara e reformës në drejtësi dhe ndajmë kënaqësinë që reformës iu bashkua PD. Jam veçanërisht i kënaqur sepse kaluan shumë duke pritur që të ndalej treni dhe tani hypën vet në tren. Raporti i Komisionit të Venecias na gjen të gjithë të kënaqur, tani na duhet ta finalizojmë këtë proces duke shfrytëzuar eksperiencën e shkëlqyer të një procesi të thellë dhe cilësor që ka marrë rreth 1 vit dhe duke marrë përgjegjësinë e madhe që t’i japim vendit më në fund reformën e shumëpritur”,- tha kreu i Qeverisë.

Pas tij, fjalën e mori kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili paralajmëroi se zbatimi i Reformës në Drejtësi nis në Pranverën e vitit 2016 dhe tha se, procesi do të realizohet më shpejt tani që palët politike kanë rënë dakort. Kryeparlamentari falenderoi Komisionin e Venecias për asistencën dhe rekomandimet, si dhe theksoi se, të gjithë faktorët politikë janë të kënaqur me vlerësimet e Komisionit

“Besoj se duhet të vlerësojmë punën e madhe që është bërë deri tani, ku ka patur një proces gjithëpërfshirës. Dua të falenderoj dhe angazhimin e Komisionit të Venecias, që në një kohë rekord i’u përgjigj të gjithë pyetjeve, duke sjellë vlerësimet paraprake që janë mbështetje e rëndësishme për këtë reformë dhe fakti që të gjithë faktorët poltikë janë të kënaqur me vlerësimet, tregon që e gjithë puna për të ecur më shpejt është plotësisht e realizueshme. Me këtë, do të japim përgjigje mjaft të rëndësishme”,- theksoi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143