Sa herë që në Tiranë ndërrohet kryetari i bashkisë, bashkë me të ndryshojnë edhe semaforët.
Kësaj herë, bulevardi kryesor i Tiranës e ka nisur 2016-n me semaforë LED.
“Vit i Ri, sinjalistikë e re! Bashkia e Tiranës instalon semaforët LED! Shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët”, – shkruante kryetari Erion Veliaj në rrjetet sociale.
Nuk dihet përse nuk u hoqën semaforët ekzistues, të cilët isnin gjithsesi ultra modernë dhe të vendosur jo shumë kohë më parë, kur kryebashkiak ishte Lulzim Basha.
Njëkohësisht, nuk dihet nëse është ndryshimi i semaforëve në qendër prioritet i metropolit të Shqipërisë, në shumë cepa të të cilit nuk ka mbërritur ende asfalti, pas urbanizimit të ethshëm të dy dekadave të fundit.