Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Kokëdhima del mbi Ruçin, shtyrja e Kongresit të PS e pashmangshme

$
0
0

kokedhimaKoço Kokëdhima po merr pozita gjithnjë e më të forta brenda Partisë Socialiste.

Propozimi i bërë prej tij për ta shtyrë Kongresin e partisë në janar dhe që nuk u prit mirë nga Gramoz Ruçi dhe disa ministra, duket se ka triumfuar gjithsesi.

Në fakt, 15 dhjetori që ishte përcaktuar si afati i fundit i procesit zgjedhor në strukturat në rrethe nuk është respektuar.

Në bazë të vendimit të Asamblesë, brenda kësaj date duhej të kishte përfunduar zgjedhja e kryetarë të degëve, por Fier, Korçë, Elbasan  e Kukës, proceset zgjedhore nuk janë mbajtur, raporton Ora Neës.

Edhe zgjedhja e delegatëve të partisë në degë, duhet të ishte finalizuar  në 21 nëntor, por edhe në këtë pikë afatet janë shkelur.

Asambleja kishte vendosur edhe mbajtjen e zgjedhjeve për strukturat e partisë në emigracion, por këto struktura mbeten mbrapa në të gjitha fazat.

Asambleja është organi që mund të vendosë shtyrjen e Kongresit, sipas atyre që kanë kundërshtuar këtë alternativë, por nëse deri më tani ka pasur shkëmbime deklaratash, ardhja e janarit do të kërkojë një vendimmarrje, që ndoshta do jetë edhe një tregues për rrymat brenda partisë më të madhe të majtë në vend.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143