Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Partia e Frrokut për reformën në drejtësi: Të dëgjohen gjykatësit!

$
0
0

frrokuPartia Kristian Demokrate, që deri pak kohë më parë udhëhiqej nga Mark Frroku, tashmë i arrestuar dhe në pritje të ekstradimit drejt Belgjikës, ku është në gjykim për një vrasje dhe në listën e së cilës ndodhej si deputet dhe Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë nga Apeli për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, është angazhuar sot për herë të parë në kuadër të diskutimeve për reformën në drejtësi.

PKD  nëpërmjet një njoftimi shprehej se “PKD kërkon gjithëpërfshirie dhe angazhim politik të gjithë palëve. Ky do të jetë  një kusht thelbësor për një reformë,  jo vetëm të pranuar nga të gjithë por edhe që përshendetet nga faktori ndërkombëtar i akredituar në Tiranë , apo edhe institucionet ndërkombëtare, që ndjekin hap pas hapi këtë proces”.

PKD vijonte më tej duke u kërkuar palëve të përfshira në këtë proces, “që për konluzionin e draftit të përbashkët të merren në konsideratë sygjerimet  që vijnë nga sistemi gjyqësor, i cili e njeh më mirë situatën në të. Për këtë arsye kërkojmë të merren në konsideratë sygjerimet nga prokuroria, dhe dhoma  e Avokatisë.  Për të siguruar një panoramë të plotë të kësaj reforme duhen  realizuar tryeza te zgjeruara të të gjithë faktorëve”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143