Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Zonjat e Parlamentit, Bregu dhe Doda ngrenë zërin për ndryshimet kushtetuese

$
0
0

Bregu-DodaDeputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu dhe kolegia e saj Mesila Doda, që militon në radhët e PDIU, kanë shprehur zezervat e tyre lidhur me draftin e propozuar nga ekspertët në kuadër të rëformës në drejtësi, që prek edhe ndryshime të rëndësishme kushtetuese.

Bregu mendon se “mënyra se si jane formuluar ndryshimet Kushtetuese te cilat do te hyjne ne fuqi kur Shqiperia te behet vend anetar i BE, eshte aq larg formulimit te sakte sa eshte larg edhe dita kur do te jemi vend anetar”.

Lidhur me Neni 2 të Draftit që thote se : ‘Republika e Shqiperise MERR PJESE ne Bashkimin Europian per te ushtruar bashkerisht me shtetet e tjera anetare te kompetencat shteterore, ne baze te nje marreveshje te ratifikuar nga shumica e anetareve te kuvendit’.

Bregu saktëson se: “Sigurisht qe Shqiperia nuk MERR PJESE ne BE si ai i ftuari ne dasem, por ANETARESOHET ne BE pasi te plotesoje kushtin kryesor, ate te plotesimit te standarteve europiane se brendshmi. E dyta: 84% e shqiptareve jane pro anetaresimit ne BE dhe te parashikosh me Kushtetute se na u dashka nje marreveshje e ratifikuar nga shumica e anetareve te Kuvendit, pasi vullneti i shqiptareve u dashka perkthyer ne marreveshje, eshte si te thuash ne shtepi duhet te hysh nga oxhaku!!!! E treta: -Parashikon/ propozon gjithashtu se si do te jete zgjedhja e deputeteve shqiptare ne Parlament Europian kur te jemi vend anetar i BE-se”.

Sipas deputetës së djatjtë “Ne nje skenar “paturpesisht”optimist, kjo nuk ndodh para 8 vjetesh dhe me nje skenar realist duhen 10 vjet deri sa t’ja mberrijme asaj dite. Kjo, nese nuk ka kushtezime te reja nga ana e Bashkimit Europian, i cili per turp te vet zgjerimin e Europes e ka kthyer ne hije te arsyes mbi te cilen u ngrit Europa e Bashkuar! Cekia ka votuar ndryshimet ligjore ne 2001 dhe u anetaresua ne 2004, Kroacia ne 2010 dhe u anetaresua ne 2013 e keshtu me radhe. Pavaresisht idese se Kushtetuta duhet te jete jetegjate, me kalimin e kohes kam bindjen se do te ndryshohet sipas modeleve intelektuale dhe nevojave politike te vendit. Dhe se fundmi nje qartesim per te gjithe ekspertet e reformes kudo qe ndodhen! Do kishte qene mire qe keto propozime te ishin diskutuar ne Keshillin Kombetar te Integrimit”.

Edhe Mesila Doda ka qenë e ashpër me kritikat e saj.

“Shqetësimi im kryesor është fakti që trupat e nivelit të lartë të gjykatave por veçanërisht trupat e reja që do të krijohen e që do të kontrollojnë gjithë sistemin, kërkojnë një eksperiencë 20 vjeçare, që do të thotë se përfshirë edhe kriteret shtesë që janë vendosur do kemi në bashin e vendit edhe njëherë ish-hetuesit dhe ish-gjyqtarët e kohës së komunizmit. Unë nuk dua të besoj se kjo është një strategji e mirëmenduar por në draftin e ekspertëve të botuar gjej këto formulime: Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 12 vjet, pa të drejtë riemërimi dhe përzgjidhen nga rradhët e juristëve me të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë të së drejtës, nëpunës të lartë në administratën publike. Ky nen është ndryshuar dhe ka qenë pa dyshim pozitiv ky ndryshim, nga 20 vite në 15 vite, si pasojë e shqetësimit që ky nen do të çonte në risjelljen e individëve në sitemin e drejtësisë me eksperienca në ish-sistemin komunist” – ka qenë shqetësimi i Dodës.

Ajo vijon më tej duke shkruar se: “Më së fundi për ta mbyllur me një buzëqeshje këtë shënim, shikoj një propozim për ndryshim kushtetues sipas të cilit të gjithë komisionerët që kryejnë vlersimin kalimtar të kualifikimit të gjyqtarve dhe prokurorve e kanë pagë bruto prej 600 000 lekë në muaj (6 milion te vjetra dmth), Nuk kam parë kurrë të shkruhet me shifra një pagë në Kushtetutë, ndaj po e marr si barcaletë që ekspertët e shquar na e thonë për shaka. Po sikur të ketë inflacion, të ndryshojë monedha, po raporti i pages së presidentit me të….Po ndonjë shembull a model tjetër ku është e shkruajtur me shifra rroga e nëpunsve në ndonjë Kushtetutë, a kemi????”.

 

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143