Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Nxehet ‘loja’: Ngjela sulmon Llallën, Manjani e ka me ministrat

$
0
0

manjaniNjë nga deklaratat më të forta të një dite më parë, e ‘mbytur’ për shkak të zhurmës që po bëhet për reformën në drejtësi, ishte ajo e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një takim me prokurorët, ai u kërkoi atyre që të dërgojnë në gjykatë dosjet e ministrave.

E përditshmja “Sot”, shkruan se ‘këmbanat po bien për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe atë të Energjisë, Damian Gjiknuri’.

Por a ishte një sinjal indirekt i LSI-së për PS-në, në këtë luftë nervash për reformën në drejtësi, sidomos kur thuhet se kryeprokurori Adriatik Llalla do largohet me miratimin e reformës?

Ndërkohë që portalet ziejnë nga spekulimet, Spartak Ngjela thotë se Adriatik Llalla është njeriu më i errët në Shqipëri.

“Ai është mbrojtësi i krimit shtetëror, por nuk ka shpresë të shpëtojë nga shkarimi i tij. Është pika, e cila vjen dhe diskrediton përfundimisht edhe Presidentin e Republikës, i cili thuhej se kishte kërkuar shkarkimin e tij prej kohësh. Bashkimi Berisha-Llalla-Nishani dhe Meta është targeti i prosporitetit shqiptar,” tha Ngjela për “Sot”.

Ngjela shprehet se politikanët me dosje duhet të shkojnë vetë në burg, pasi janë shënjestruar nga amerikanët.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143