Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Video: Taksat dhe bileta, AK, protestë para bashkisë së Tiranës

$
0
0

kreshnik-spahiu-bashkiaAleanca Kuq e Zi ka protestuar gjatë ditës së sotme tek Bashkia e Tiranës, me zjarr e tym kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Është sulmuar zyra e kryebashkiakut dhe janë lidhur me zinxhirë dyert e bashkisë, si dhe janë hedhur edhe tymuese gjatë protestës.

Aktivistët e Aleancës Kuqezi kanë protestuar në lidhje me taksat e rritura të bashkisë, me çmimin e autobuzit urban që u rrit me 10 lekë, si dhe për mungesën e në detyrë të kryetarit të bashkisë, Veliaj.

Në protestë edhe vetë lideri i AK-së, Kreshnik Spahiu, është angazhuar që të hedhë tymyese në ballkonin e bashkisë, në shenjë rrevoltë.

Shikoni Videon:


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143