Deputeti i qarkut të Lezhës Eduart Ndocaj ka ngritur një problem akut që lidhet me shendetësinë shqiptare.
Përfaqësuesi i PS, por që në fakt është më i pavarur se çdokush nga kolegët e tij, ka thumbuar ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke i dhënë një leksion se si bëhet shëndetësia në vendet e qytetëruara europiane.
“Shkova te vizitoja Baben qe po kurohet ne Spital ne Milano. Ky eshte i vetmi bar qe ka spitali ne kat te pare dhe sic shihet edhe nga fotot nuk ka asnje pije alkolike apo energjike, pervecse se kafe, pije freskuese. Ndersa ne baret qe jane brenda ne territorin e spitalit te Lezhes konsumohet alkol nga doktorret dhe infermjeret sikur te ishin ne PUB. Ministri duhet te marri masa urgjente te parandaloje alkol per bluzat e bardha qe e fillojn mengjesin me dopje rakie . Duhet te kete normativa te reja per lokalet apo baret qe ndodhen neper spitalet tona”, – shikruan Ndocaj.