Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku, thotë se ndërtimi i tramit në Tiranë për të përmirësuar transportin urban, është i pamundur. Kjo, pasi sipas tij, buxheti i Bashkisë së Tiranës është vetëm 55 milionë euro, ndërkohë që trami kushton 170 milionë euro.
“Në secilën prej modeleve të tramit që ne kemi parë deri tani, në secilin prej studimeve të bëra, qoftë studimin e famshëm francez, qoftë studime alternative, çështja e tramit është akoma jo-vizibël nga pikëvështrimi i ekonomisë, mundësisë ekonomike që qyteti ka.
Projekti i famshëm i tramit kërkon një investim prej 170 milionë eurosh. Buxheti i Bashkisë së Tiranës është në nivelin e 55 milionë dollarë në vit. Pra, kostoja e tramit është më shumë se trefishi i buxhetit të bashkisë. Është e paarsyeshme dhe e pamundur për Bashkinë”,- ka thënë ai në një intervistë për gazetarin Enkel Demi.