Ndryshimet politike të ndodhura në Shqipëri pas fitores së koalicionit të majtë në zgjedhjet e vitit 2013 duket se nuk janë pranuar apo nuk njihen nga të gjitha institucionet publike në Shqipëri.
Në fakt, një prej institucioneve më të rëndësishme shtetërore, sikurse është Presidenti i Republikës, “nuk e di” se kryeministër i Shqipërisë është Edi Rama dhe jo më Sali Berisha.
Në fakt, në faqen zyrtare online të presidencës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani konsideron ende kryeministër të vendit Sali Berishën, të cilin e ka me foto dhe përshkrim në seksionin e kryeministrit të vendit.
Ja cili është përshkrimi i Nishanit për ish-kryetarin e partisë së tij:
“Pas fitores në zgjedhje të koalicionit opozitar të drejtuar prej tij, Prof. Dr. Berisha më 9 prill 1992 u zgjodh President i Republikës, detyrë në të cilën u rizgjodh edhe më 3 shkurt 1997. Dha dorëheqjen nga posti i Presidentit një muaj pas humbjes në zgjedhje të PD-së dhe fitores së koalicionit të majtë.
Pas tetë vitesh në opozitë, Prof. Dr. Sali Berisha që prej vitit 2005 është Kryeministër i Shqipërisë njëherësh Kryetar i PD-së, partisë më të madhe të koalicionit qeverisës.
Zoti Berisha është i martuar me znj. Liri Berisha dhe kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Prof. Dr. Sali Berisha zotëron gjuhët angleze, frënge, italiane dhe ruse.”
Nje gje e tille deshmohet nga print-screenet e meposhtme, te sapobera ne uebsajtin e presidences: