Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Presidenca: DSHQ ka shkelur ligjin

$
0
0

te-presidencaPas deklaratës së Drejtores së Shërbimeve Qeveritare, Kamelia Vojka se institucioni që ajo drejton nuk i ka bllokuar pushimet e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe të familjes së tij, madje se Kreu i Shtetit mund të frekuentojë rezidencat pa marrë leje, reagon Instucioni i Presidentit.

Ai i kërkon Drejtores së Shërbimeve Qeveritare të publikojë përmbajtjen e plotë të VKM – së nr 34 datë 7.1.1999 dhe të shpjegojë pse e ka shkelur atë. Presidenca flet për shkelje flagrante të ligjit nga kjo drejtori, duke theksuar se është jashtë çdo morali qytetar dhe institucional t’i tregosh derën e godinave të pabanueshme, Presidentit të Republikës.

Veprimet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, për Institucionin e Presidentit përbëjnë shkelje flagrante të ligjit dhe praktikës institucionale.

Duke qenë se kjo drejtori është në varësi të Kryeministrit dhe jo Këshillit të Ministrave, Kabineti i Presidentit i është drejtuar Kabinetit të Kryeministrit për rivendosje të zbatimit të ligjit, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë korrigjuese.

Një ditë më parë, Televizioni Klan publikoi korrespodencën afërsisht dy mujore mes Presidencës, Kryeministrisë dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, ku kjo e fundit shprehej se e kishte të pamundur të akomodonte Kreun e Shtetit, sipas kërkesave. Por praktika ndër vite ka treguar se Presidentit të Republikës nuk i është mohuar asnjëherë më parë e drejta për të pushuar në rezidencat qeveritare, aty ku ai ka kërkuar./Tv Klan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143