Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Komisioni kalon 3 drafte në “Venecia”

$
0
0

kom_reformes_28Pasi ka debatuar për 180 minuta, Komisioni për Reformës në Drejtësi ka vendosur të çojë në Venecia 3 qëndrime të ndryshme në lidhje me reformën në drejtësi; draftin e hartuar nga ekspertët, opinionin e LSI dhe vërejtjet e Partisë Demokratike.

Debati më i fortë u bë në lidhje me atë që opozita e cilëson “rreziku i kapjes” së sistemit nga maxhoranca e majtë, e cila numëron më tepër se 84 deputetë, duke propozuar një shumicë prej 93 votash për miratimin e anëtarëve të institucioneve të drejtësisë.

Dhe pjesë e debatit politik u bë edhe ideja e miratimit të reformën në drejtësi me referendum. Por pavarësisht përplasjeve, si nga PS ashtu edhe nga LSI, u theksua se do të ketë çështje që do të zgjidhen nëpërmjet dialogut politik dhe përpjekjet për konsensus do të vazhdojnë, pasi të vijë opinioni final i Venecias.

Pasi demokratët të dorëzojnë të hënën qëndrimin e tyre 3 dokumentat do t’i nisen Komisionit të Venecias për shqyrtim, ndërkohë që vetë ekspertët e tij do të mbërrijnë në Tiranë në 21 janar për t’u njohur me qëndrimet e palëve.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143