Pavarësisht se deklaratat e krerëve të koalicionit qeverisës janë kryesisht korrekte dhe ndonjëherë me nënkuptime, në media po ziejnë lajme për një ndarje të mundshme dhe zgjedhje të reja.
Kjo ka bërë që çdo hap i Edi Ramës apo Ilir Metës, të ndiqet nga pas.
Kështu ka ndodhur edhe pasdite, kur shumë media janë dyndur tek selia e PS, ku Rama zhvilloi një takim me koordinatorët.
Në përfundim të takimit Rama iu përgjigj kështu gazetarëve: “Ore jeni në vete ju, se në çdo mbledhje pune që bëjmë ne, vini dhe rrini në shi këtu. Ikni dhe shkoni bëni ndonjë punë tjetër”.