Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Meta takon Kreshnik Spahiun, Kryeministri Rama ambasadorin rus

$
0
0

12540757_946995902060857_4299014445783675814_nZhvillimet më të fundit politike dhe tensioni që po krijohet brenda mazhorancës, duket se ka detyruar kryeministrin Rama, të bëjë disa lëvizje të çuditshme në krahun diplomatik.

Më 11 Janar 2016, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takoi Ambasadorin e Rusisë në Shqipëri z. Aleksander Karpushin.

Gjatë bisedës u diskutuan çështjet lidhur me marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Shqipërisë. A.Karpushin dhe E.Rama ndanë të njëjtin mendimin se dialogu gjithëpërfshirës midis Rusisë dhe Shqipërisë duhet të zvhillohet pavarësisht koniunkturës aktuale ndërkombëtare, dhe se midis të dyja vendeve ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar për bashkëpunim.

Rama shprehu interes për tërheqjen e investimeve ruse, veçanërisht në sferën e turizmit, si edhe ra dakord me Ambasadorin rus se platforma me e përshtatshme për dialogun për bashkëpunimin në sferën e investimeve dhe fusha të tjera të lidhura me ekonominë duhet të jetë Komisioni Ndërqeveritar Rusi – Shqipëri.

Gjithashtu, Kryeministri i Shqipërisë u shpreh për çuarjen përpara të lidhjeve midis rajoneve dhe bashkive të Rusisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se kjo mund të shërbejë si një impuls për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve, dhe mbështeti disa projekte në kuadër të bashkëpunimit kulturor.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143